Categories Lajme

Mbahet në Veglie konferenca përfundimtare e projektit Friends4Family

Projekti FRIENDS4FAMILY – Aleanca midis zonave rurale për mikpritjen turistike miqësore familjare” është në fazën e tij përfundimtare. Konferenca Përfundimtare u mbajt në Veglie (Puglia) të shtunën më 6 nëntor 2021, në ambientet e GAL Terra d’Arneo.

Pas dy takimeve në Shqipëri dhe vizitës studimore dhe takimeve B2B në Pulia, Këshilli i Qarkut të Vlorës (Partneri Lider) dhe GAL Terra d’Arneo (Partner i projektit) prezantuan rezultatet e projektit që përqendroi vëmendjen e kompanive të mikpritjes dhe aktorëve lokalë mbi temën e turizmit familjar dhe zhvillimit rural. Qëllimi është krijimi i një marke vëmendjeje dhe një sërë standardesh minimale cilësore për ofertën turistike familjare në Shqipëri dhe në Pulia. Në konferencën finale në itali në dt.06.11.2021  morrën pjesë delegacioni nga Shqipëria i përbërë nga përfaqësues institucionalë të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Në aktivitet morrën pjesë personalitete të rëndësishëm dhe perfaqësues institucionalë nga Pulia: Z. Cristin Casili, Zëvendës President i Këshillit Rajonal të Pulias, Z. Alessandro Delli Noci, Këshilltar për Ekonominë, Zhvillimin dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Rajonit të Pulias, z. Maurizio Raeli, drejtor i CIHEAM Bari dhe z. Giovanni Serafino, operator turistik lokal dhe ekspert i turizmit. Në iniciativë mori pjesë edhe z. Francesco Mandoi, magjistrat ndërlidhës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, i cili tregoi miqësinë historike mes dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Autobusi është bërë përshesh”, trajneri i Skënderbeut flet pas aksidentit

Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Papa Françesku u varros në Santa Maria Maggiore/ Besnikë, njerëz të thjeshtë dhe liderë botërorë…

Mbi 400,000 njerëz ndoqën funeralin e Papës Françeskut në Romë, në sheshin Shën Pjetri dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët automjeti në Korçë, ja dyshimet

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr 9…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH nga Tirana e Fieri zbarkojnë në Vlorë, kontrolle në disa zona të qytetit bregdetar

Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Sulmoi fizikisht një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar

Vlorë Sulmoi fizikisht një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar.…

LEXO ME SHUME