Categories Lajme, Turizëm

Aktiviteti i projektit Friends4Family u zhvillua në Veglie më 8 dhe 9 tetor 2021

Aktiviteti B2B i projektit Friends4Family “Aleanca midis zonave rurale për mikpritjen turistike miqësore familjare” u zhvillua në Veglie (Puglia) më 8 dhe 9 tetor 2021.

Veprimtaria e organizuar nga GAL Terra d’Arneo (partner i projektit), priti delegacionin  nga Shqipëria i përbërë nga përfaqësues të Këshillit të Qarkut Vlorë (Partneri Lider), aktorë dhe kompani që operojnë në sektorin e turizmit dhe zhvillimit rural.

Ata u pritën nga Kryetari i GAL Terra d’Arneo, z. Cosimo Durante, i cili prezantoi punën dy ditore.  Të premten më 8 tetor, delegacioni shqiptar u angazhua në vizita studimore në kompani rurale (si ferma agroturizme, kantina etj), ku operatorët shqiptarë panë aktivitetet dhe iniciativat e zbatuara për një menaxhim të mirë të turizmit rural.

Operatorët turistikë të rajonit të pulias dhe delegacioni shqiptar u takuan më 9 tetor 2021 gjatë eventit ndërkombëtar B2B ku ndanë objektivat dhe mundësitë e ardhshme për bashkëpunim. Bashkëpunimi u zyrtarizua me nënshkrimin e 10 marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat përfaqësojnë pikënisjen për nisjen e nismave të reja të bashkëpunimit midis Pulias dhe Shqipërisë në fushën e turizmit familjar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME