Categories Lajme

Mbahet në Veglie konferenca përfundimtare e projektit Friends4Family

Projekti FRIENDS4FAMILY – Aleanca midis zonave rurale për mikpritjen turistike miqësore familjare” është në fazën e tij përfundimtare. Konferenca Përfundimtare u mbajt në Veglie (Puglia) të shtunën më 6 nëntor 2021, në ambientet e GAL Terra d’Arneo.

Pas dy takimeve në Shqipëri dhe vizitës studimore dhe takimeve B2B në Pulia, Këshilli i Qarkut të Vlorës (Partneri Lider) dhe GAL Terra d’Arneo (Partner i projektit) prezantuan rezultatet e projektit që përqendroi vëmendjen e kompanive të mikpritjes dhe aktorëve lokalë mbi temën e turizmit familjar dhe zhvillimit rural. Qëllimi është krijimi i një marke vëmendjeje dhe një sërë standardesh minimale cilësore për ofertën turistike familjare në Shqipëri dhe në Pulia. Në konferencën finale në itali në dt.06.11.2021  morrën pjesë delegacioni nga Shqipëria i përbërë nga përfaqësues institucionalë të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Në aktivitet morrën pjesë personalitete të rëndësishëm dhe perfaqësues institucionalë nga Pulia: Z. Cristin Casili, Zëvendës President i Këshillit Rajonal të Pulias, Z. Alessandro Delli Noci, Këshilltar për Ekonominë, Zhvillimin dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Rajonit të Pulias, z. Maurizio Raeli, drejtor i CIHEAM Bari dhe z. Giovanni Serafino, operator turistik lokal dhe ekspert i turizmit. Në iniciativë mori pjesë edhe z. Francesco Mandoi, magjistrat ndërlidhës ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, i cili tregoi miqësinë historike mes dy vendeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME