Categories Lifestyle

Mbani dietë dhe doni të mposhtni urinë? Ja disa ushqime që mund të konsumoni

Të gjithë ata që kanë ndjkur më parë një dietë e dinë shumë mirë ndjenjën e urisë dhe atë “frenimin” për të mos ngrënë ushqimin që dëshiron. Por siç e dimë duke ulur sasinë e ushqimit që konsumojmë gjatë dietës, normalisht të shkakton dhe ndjenjën e urisë. Por ka mënyra shumë të mira për ta mposhtur këtë urinë… dhe po mund ta bëni atë duke ngrënë ushqime të zgjedhura.

T’i zgjedhësh ato me kujdes si dhe t’i hash me orare të përcaktuara, ju ndihmon shumë që të vijoni me dietën dhe të keni rezultate të shkëlqyera. Ja disa ushqime që duhet t’i evitoni për të mposhtur oreksin.

Çamçakëzi

Legjenda e përtypjes së çamçakëzit ende ndiqet nga shumë persona, por ajo është shkencërisht e gabuar. Vetë procesi i përtypjes shkakton prodhimin e enzimave në stomak të cilat e përgatisin atë për të tretur ushqim, kjo duke shkaktuar më shumë uri. Më e mira që mund të bëni është të keni një perim si karrota me vete në vend të një çamçakëzi.

Pijet dietike

Kjo është një metodë që përdoret shpeshherë, por produktet me sheqer stimulojnë urinë. Edhe ato të cilat kanë zero sheqer, shumica kanë indeks të lartë të glukozës e cila rrit nivelin e sheqerit në gjak. Një alternativë e mirë do të ishte përgatitja e lëngjeve të frutave në shtëpi.

“Biskotat” proteinike

Shumë persona vazhdimisht përdorin dhe ato që quhen “diet bars”, drithëra të presuara në formën e biskotave dhe çokollatave, por ato kanë dhe ëmbëlsi të shtuar. Pavarësisht se ato janë të pakta në kalori, ato kanë indeks të lartë të glukozës. Më e mira është që të blini drithëra të cilat e kanë të përcaktuar se kanë indeks të ulët glukoze.

Ëmbëlsirat industriale, shurup glukoze, Glutamat natriumi

Të gjithë këto produkte dhe lëndë kanë po të njëjtin problem, indeks të lartë glukoze. Ndaj janë të këshillueshme që të mos të përdoren për të shuar urinë. Alternativa të mira janë parapërgatitja e ushqimeve në shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME