Categories Lajme

Vlorë/ Finalizohet operacioni i koduar “Mirror”, kapen dy shtetas

Vlorë Finalizohet operacioni i koduar “Mirror” Policia ka arrestuar 2 shtetas, pasi dyshohet se vidhnin pasqyrat e automjeteve në qytet. Specialistët për hetimin e krimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vjedhjen e pasqyrave të mjeteve të markës “Mercedes”, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve D.S dhe R.H (24 dhe 38 vjeç) me banim në Vlorë, të cilët dyshohen se ditën e djeshme në lagjen “Pavarësia” Vlorë kanë vjedhur pasqyrat e një automjeti mercedes, në pronësi të shtetasit A.L, duke i shkaktuar dëmin prej 15.000 lekë të rinj.

Nga hetimet e kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 28.02.2020, në lagjen “Isa Boletini” Vlorë dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të kenë vjedhur pasqyrat e automjeteve mercedes në pronësi të shtetasve D.H., Dh.A., A.L dhe O.H. Gjithashtu, më datë 08.02.2020, në lagjen “Pavarësia 3” dyshohet të kenë vjedhur pasqyrat e mercedesit në pronësi të shtetasit Y.G (dëmi 12.000 lekë). Dëmi i shkaktuar i 5 automjeteve në total arrin vlerën prej 127.000 lekë të rinj. Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME