Categories Showbiz

Mbani lotët e gëzimit nga kjo histori, shqiptarja vishet nuse 53-vjeçe: Dasmë në pleqëri!

Rubrika “ Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një surprizë mjaft të bukur që gruaja i bëri bashkëshortit të saj. Miranda është 53 vjeç dhe kur është martuar me bashkëshortin e saj nuk ka veshur fustanin e bardhë. Në studio, ajo gjithashtu tregoi se ata nuk kanë as edhe një foto së bashku.

Prandaj ditën e sotme, në program ajo vjen e veshur si nuse dhe kjo surprizë befason burrin e saj, i cili shprehet se bëhet dasëm edhe në pleqëri. Miranda e falenderoi burrin e saj, që është kujdesur për të ditë dhe natë gjatë periudhës së vështirë që ajo ka kaluar si pasojë e aksidentit.

Sali: Bëhet edhe dasma në pleqëri!

Miranda: I dashur Sali, tani unë kam për të të dashur edhe më shumë se sa të kam dashur, se këtu ta kam parë dashurinë më të madhe. 2 vjet në krevat që më ke bërë një shërbim të paparë. Më ke larë më ke shpëlarë si një fëmijë. Ti për mua ke qenë si një nënë, se nëna ka patur për detyrë një vit të më bëjë shërbim, pastaj kam ecur vetë me këmbët e mia, por ti më ke bërë 2 vjet e 6 muaj, se dhe 6 muaj shtesë mbas operacionit kam mbetur në krevat, më ke bërë shërbim ti. Aty është parë dashuria jote e vërtetë.

Ardit Gjebrea: Sali, kemi dëgjuar shumë raste për fat të keq, që kur bashkëshortet ose bashkëshortët kanë pësuar fatkeqësi dhe për më tepër që bashkëshorja jote ka qenë 2 vjet pa lëvizur dhe doktorët nuk i dhanë shpresa dhe bashkëshortët ose bashkëshortet i kanë braktisur partnerët në këto momente, për fat të keq ka patur raste të tilla. Ti nga ai njeriu që as vezët nuk dije të gatuaje, i ke bërë shërbim të jashtëzakonshëm Mirandës tënde, duke u kthyer në njeriun jo vetëm më të dashur, por edhe më të nevojshmin në këto momente të vështira, kur t’i sakrifikove gjithçka dhe i’u dedikove bashkëshortes tënde. Ajo të është mirënjohëse pafund për këtë gjë.

Sali: Unë kur e mora, e mora nuse të rregullt, pa asnjë lloj shqetësimi, por gjatë jetës ndodh çdo gjë, kështu që jemi të detyruar të bëjmë shërbime. Edhe ajo do të ma kishte bërë mua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME