Categories Lajme

Mbante armë zjarri në taksi, pranga shoferit në Vlorë, bashkëpunoi me 17-vjeçarin për…

Një 54-vjeçar shofer taksie është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri.

Policia bën të ditur se ai ka bashkëpunuar me pasagjerin 17-vjeçar, për transportimin e armës së zjarrit në këmbim të një shumë parash që do të merrte pas shitjes së saj.

Ndërkohë ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor “The Passenger”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin I. B., 54 vjeç, banues në Fier. Gjatë operacionit të zhvilluar 4 ditë më parë, në aksin rrugor “Fier – Vlorë”, në bagazhin e taksisë me drejtues shtetasin I. B. dhe pasagjer një 17-vjeçar, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatike, që dyshohet se 17-vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë, po e transportonte drejt Vlorës, me qëllim shitjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi I. B. është i përfshirë në këtë rast, pasi ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për transportimin e armës së zjarrit, në këmbim të një shumë parash që do të merrte pas shitjes së saj.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj., i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit, dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME