Categories Sport

Mbappe: ‘Topi i Artë’ nuk ma prish gjumin, modelet e mia Zidane dhe Ronaldo

Shumë i rezervuar në rrjetet sociale pas mbylljes së Ligue 1 në mesin e muajit mars, akoma më shumë në media. Dëshira e Kylian Mbappe mbetet e njëjta. Në një intervistë për “Daily Mirror” sulmuesi i PSG ka treguar ambiciet e tij për të fituar një ditë “Topin e Artë”.

“Do të ishte bukur që ta fitoja, por nuk është diçka që më prish gjumin gjatë natës. Nuk mendoj se do ta fitoj sezonin e ardhshëm, apo tjetrin. Nuk vendos limite në kohë për veten. PSG dhe Kombëtarja janë prioritetet e mia, ndaj dhe nëse trofetë personal do të vijnë në bazë të performancave, janë të mirëpritur”.

Më pas sulmuesi francez ka folur për modelet e që e inspirojnë në karrierën e tij: “I pari ka qenë Zidane për gjithçka që ka bërë në Kombëtare dhe tani Cristiano Ronaldo. Ka fituar shumë dhe vijon ta bëjë pas shumë sukseseve. Të dy kanë lënë firmën e tyre në këtë sport. Edhe unë dua të shkruaj një kapitull në librin e historisë”.

Për të vijuar te rrugëtimi në Kombëtare, sezonin e ardhshëm kemi Europianin që është një objektiv dhe duam ta fitojmë. Jo vetëm, objektivi im i madh është që të fitoj Champions League dhe të ndihmoj PSG për të fituar Kupën e Kampionëve, do të jetë diçka speciale. Kërkoj gjithmonë të përmirësohem. Luaj me futbollistë ekspert si në Kombëtare dhe te PSG, ndaj kërkoj që të mësoj dhe të përmirësohem”, deklaroi Mbappe në rrëfimin e tij për gazetën britanike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME