Categories Lajme

Mbërrin nga Kina treni i parë i mal.lrave

Treni i parë i mallrave, i nisur nga Kina, 12 ditë më parë mbërriti sot në Poloni, në terminalin e Slawkowit, në jug të vendit. Mbërritjen e trenit e njoftoi agjencia zyrtare polake e lajmeve, PAP, duke theksuar se treni, që ishte nisur më 24 dhjetor nga qyteti Xi’an në Kinën Qendrore, kishte përshkuar 9,5 mijë kilometra nëpërmjet Kazakistanit, Rusisë, Ukrainës. Treni, me një gjatësi prej 950 metrash dhe që transportonte 45 kontejnerë, arriti në kufirin polak dje në mëngjes në Hrubieszow, në lindje të vendit dhe ka vazhduar rrugën në pistën e ndërtuar posaçërisht për terminalin Slawkow.  Kontenierët do të shkarkohen për t’u marrë nga trena të tjerë ose kamionë me destinacione të ndryshme.  Agjencia PAP kujton se qyteti i Xi’an ka qenë kryeqyteti kinez, ku ka nisur Rruga historike e Mëndafshit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME