Categories Politike

BRUKSEL – BE: Keqardhje e thellë për njoftimin e Iranit për programin bërthamor

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell shprehu sot keqardhjen e thellë për njoftimin e fundit nga Irani mbi heqjen e të gjitha limiteve për pasurimin e uraniumit.

“Zbatimi i plotë i marrëveshjes për programin bërthamor nga të gjithë është tani më i rëndësishëm se kurrë, për stabilitetin rajonal dhe sigurinë botërore”, theksoi ai në Twitter.

Ai theksoi gjithashtu se do të punojë me të gjithë pjesëmarrësit për rrugën që do të ndjekin.

Përfaqësuesi i lartë nënënvizoi se Bashkimi Europian do të mbështetet në punën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) për vlerësimin e pasojave.

“Ne duhet t’i besojmë asaj dhe të shohim atë që thotë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike përsa i përket fakteve mbi terren”, theksoi Peter Stano, zëdhënësi i tij, në një konferencë shtypi.

Dje, Josep Borrell i bëri një ftesë ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif për të ardhur në Bruksel duke i kërkuar edhe një herë çtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Ambasadorët e vendeve të NATO-s do të mblidhen sot për të diskutuar për krizën mes SHBA-së dhe Iranit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME