Categories Lajme

Mbetet stok 80% e ‘qepës së ujit’, fermerët në Korçë të pezmatuar: S’rezistojnë më, do i hedhim në kanal

Fermerët e fshatit Porodinë, i cili ndodhet vetëm 5km larg Korçës siç shihet në pamje kanë hapur dhe po seleksionojnë qepët e mbetura stok.

Rreth 70-80% e qepëve të zonës nuk po tregtohet. Bëhet fjalë për varietetin e “qepës së ujit” e cila nuk është rezistente ndaj qëndrimit të gjatë. Veiz Mysollari dhe Adil Lika dy prej fermerëve më të mëdhenj të zonës shprehen se kanë qindra kuintal qepë të cilat rrezikojnë të hidhen në kanal, pasi fundi i muajit shkurt sjell dhe degradimin e magazinimit të tyre.

‘Ne sot kemi në stok 300 kuintal. Nuk ka treg, nuk vijnë makinat ti marrim. Nuk kanë fitim as ata të punojnë. Momentalisht me 65 lekë. Pas dy javëve hidhet e tëra në kanal’,- janë shprehur fermerët.

Dy fermerët thonë se kjo situatë vjen si pasojë e mbulimit të tregut nga qepa serbe. Çmimi me shumicë është rreth 60 lekë por për kostot dhe shpenzimet e tyre  çmimi duhet të ishte me 120 lekë.

‘Me 600 (60 lekë) na i kërkojnë me 500 por ne me 600 (60 lekë) i japim. I lamë lopët iu futëm qepës e lamë qepën iu futëm preshit. Pa llogari s’bëhet. Vetëm një 1kg qep vajti 300 mijë (30 mijë) lekë’,- tregojnë ata.

Fshati Porodinë ka rreth 10 kultivues të mëdhenj së kulturës më të hapur bujqësore qepës teksa në zonë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri bujqësor ende pa u shitur qepa e vitit të kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME