Categories Bota

Mbi 1,000 raste me fruth në Zelandën e Re

Përhapja e vazhdueshme e fruthit në Zelandën e Re arriti majat me mbi 1,000 raste të konfirmuara. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se 1,051 njerëz janë prekur nga sëmundja në periudhën 1 janar – 5 shtator. Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

Edhe pse vaksinimi efektiv është i disponueshëm, në disa vende të zhvilluara sëmundja është rikthyer me të madhe. Globalisht, numri i rasteve është katërfishuar në tre muajt e parë të vitit 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Zelandën e Re, shpërthimi i sëmundjes është përqendruar kryesisht në qytetin më të madh të këtij vendi Aukland, ku janë konfirmuar 877 raste. Ministria e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë, duke bërë thirrje që secili person i moshës 1 deri në 50 vjeç të vaksinohet, nëse nuk është vaksinuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME