Categories Lajme

Mbi 1300 pacientë përfituan falas shërbimin e dializës tetë muajt e parë të vitit

1373 pacientë përfituan falas shërbimin e dializës gjatë periudhës janar-gusht 2020. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se pacientët marrin shërbim cilësor me kushte e standarde bashkëkohore.

“100% financim nga FSDKSH. Shërbim i specializuar dhe plotësim i nevojave të çdo pacienti pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga COVID19. Janë kryer gjatë periudhës Janar-Gusht 2020. 106 vendosje fistule, 6 transplante renale dhe 1373 dializantë të trajtuar’’, informon Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Prej vitit 2015, pacientët shqiptarë përfitojnë paketat shëndetësore të nefrologjisë dhe kardiokirurgjisë pa pagesë, si në spitalet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Pacientët përfitojnë 10 shërbime spitalore si dializa, transplanti i veshkave, trapia e flakjes akute, pacemaker definitiv, angiografi koronare, angioplastikë koronare, interventet valvolare, interventet kongenitale, bypass koronar, implanti koklear për fëmijët me probleme dëgjimi.

Këto paketa financohen 100% nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe zbatohen në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME