Categories Bota, Lajme

Mbi 400 emigrantë shpëtohen në ujërat ndërkombëtare afër brigjeve të Libisë dhe Tunizisë

Anija e shpëtimit Ocean Viking ka shpëtuar 438 emigrantë në Mesdhe gjatë dy ditëve, tha organizata SOS Mediterranee, që udhëheq këtë anije.

Operacionet e shpëtimit janë zhvilluar në ujërat ndërkombëtare afër brigjeve të Libisë dhe Tunizisë, tha organizata joqeveritare me seli në Francë.

Sipas organizatës, të enjten janë shpëtuar 272 persona nga 23 kombësi të ndryshme. Ata po udhëtonin me tri anije të ndryshme në Mesdheun qendror, që është rruga më e përdorur në botë nga emigrantët.

Nga të shpëtuarit, “32 ishin të mitur të pashoqëruar, nëntë foshnja dhe pesë persona me aftësi të kufizuara”, tha organizata.

Ndërkaq, një ditë më pas janë shpëtuar edhe 166 persona të tjerë që po udhëtonin me anije të tjera.

Emigrantët e shpëtuar janë evakuuar “në koordinim me rojet bregdetare italiane që ishin në zonën e kërkim-shpëtimit midis Tunizisë dhe Lampedusës”.

Ishulli italian i Lampedusës, që gjendet 145 kilometra nga Tunizia, është porti i parë për shumë migrantë që ndërmarrin rrugëtimin e rrezikshëm për në Evropë nga Afrika e Veriut.

Organizata shtoi se anija Ocean Viking është nisur drejt Gjenovës, në veri të Italisë, pasi autoritetet italiane kanë urdhëruar që anija të shkojë në këtë qytet për të zbarkuar emigrantët.

Të paktën 2.013 persona kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë këtij viti në përpjekje për të kaluar Mesdheun, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara për emigrantë.

Ky është numër më i lartë krahasuar me shifrat për gjithë vitin 2022, kur vdiqën ose u zhdukën 1.417 persona.

Në qershor, një anije u përmbyt në Mesdhe duke lënë të vdekur të paktën 82 persona. Ky ishte një prej incidenteve më vdekjeprurëse ku ishin të përfshirë emigrantët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME