Categories Lajme

Mblidhet Task Forca në Vlorë, Manastirliu: 37 mijë pushues kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore (VIDEO)

Nga 1 Qershori, mbi 37 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në 28 qendrat shëndetësore verore dhe rreth 600 raste janë referuar në spital. Këto janë shifrat zyrtare të sjella nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ditën e sotme është mbledhur Task Forcën e mbarëvajtjes së sezonit turistik në Vlorë, ku është vënë theksi te bashkëpunimi mes institucioneve.

“Rëndësi ka bashkëpunimi ndërinstitucional për të garantuar sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm. Për të hedhur bazat që çdo vit të garantojmë sigurinë për turistët dhe pushuesit. Për të zbatuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar turizmin në vendin tonë, si një sektor strategjik”, u shpreh Manastirliu..

Manastirliu theksoi se institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë këtij sezoni turistik edhe sa i përket inspektimeve.

“Rreth 3400 kontrolle janë kryer nga Inspektoriati Shëndetësor, nga të cilat, mbi 700 vetëm në qarkun Vlorë, ku janë marrë masa administrative, paralajmërime, apo mbyllje te subjekteve për përseritje të shkeljeve. Nuk do të ketë tolerancë për subjektet që nuk respektojnë ligjin” – tha Manastirliu.

Gjithashtu ajo u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vijojnë gatishmërinë. “Mbi 9700 shërbime shëndetësore janë ofruar në Qarkun Vlorë në qendrat shëndetësore verore dhe rreth 200 raste referuar në spital. Shërbimi ndaj qytetarit duhet të jepet në kohë dhe me cilësi. Shërbimi shëndetësor është shtuar këtë vit në sezon tursitik, pikërisht nga besimi i rritur i qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor. Eshtë ulur numri i referimeve në spitale, sepse ofrohet shërbim cilësor në qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke theksuar vijimin e angazhimit sa i përket inspektimeve higjeno-sanitare, Manastirliu tha se aksioni i nisur duhet të kthehet në një sistem të integruar mes institucioneve për të garantuar sezon turistik të sigurt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME