Categories Sport

Mbrëmja magjike e Myrto Uzunit mbyllet me një unazë fejese

Myrto Uzuni dhe Granada e tij sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e elitës spanjolle, LaLiga. Sulmuesi që këtë sezon ishte protagonisti kryesor për Granadën, shënoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit me Leganes teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 42-të të pjesës së parë.

Kështu, përveç ngjitjes një kategori më sipër beratasi u shpall edhe golashënuesi më i mirë i LaLiga2 me 23 gola. Por, mbrëmja speciale për sulmuesin e kombëtares nuk u mbyll me kaq teksa pasi përfundoi ndeshja, Uzuni i propozoi për martesë të dashurës së tij.

Kjo e fundit nuk hezitoi dhe i tha “Po” propozimit të futbollistit duke dhuruar emocione shumë të bukura në fushë. E dashura e Uzunit është Uarda Hyseni. Bukuroshja nuk është e njohur për publikun, por ajo gëzon mjaft famë në rrjetet sociale ku në profilin e saj në Instagram e ndjekin më shumë se 15 mijë followers. 20-vjeçarja bën një jetë mjaft luksoze mes veshjeve mijëra euroshe dhe udhëtimeve te shtrenjta dhe herë pas herë me sulmuesin shqiptar.

Uzuni pritet të luajë edhe për dy ndeshjet e Shqipërisë në muajin qershor të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, ato ndaj Moldavisë (datë 17) dhe Ishujve Faroe (datë 20).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME