Categories Lajme

“Mbulova vajzat e mia”, gazetarja tregon si u gjend në momentin që ra tërmeti

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” ka treguar sesi e ka gjetur momenti kur ra tërmeti me magnitudë 6.4 ballë Righter. Ajo tha se kur ra tërmet, ka mbuluar të dyja vajzat me dy duar, kurse më tej ka dalë nga banesa.

“Më lejoni Nisida të shpreh një ngushëllim për të gjithë viktimat. Dua t’i garantoj se të gjithë njerëzit janë me ta. Unë dua t’ju kërkoj ndjese vajzave të mia, pasi i lashë vetëm ata. Kur ra tërmet, i mbulova fëmijët, fillimisht nuk dola jashtë, ndërsa pasi përfundoi tërmeti sigurisht dola. Aty më erdhi një telefonatë nga redaksia. Unë isha e ndërgjegjshme se duhet të dilja se do të raportoja”, tha ajo. Gazetarja Klodiana Lala më tej tregon sesi arritën më tej në Durrës dhe përvojën nga ajo që po ndodhte në qytetin bregdetar.

“Kemi qenë të vendi që quhet Kryqi i Kuq në Durrës. Jemi sinjalizuar nga policia se aty do të vinte dehe kryeministri. Zoti Rama nuk pranoi që të fliste. Ajo që doja unë në ato momente ishte se Rama ndoshta duhet të fliste për të dhënë mesazh qetësie, sepse njerëzit ishin të traumatizuar, situata ishte shumë e rëndë. Aty kam takuar gjyshin e njërës prej viktimave. Duhet të falënderojmë të gjithë policët, por edhe ndihmat e huaja. Më kanë treguar aty sesi kati i parë ishte zhytur totalisht”, tha gazetarja Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME