Categories Lajme

Mbushën bagazhin e makinës me emigrantë, 5 të arrestuar në Korcë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Korçës me akuzën dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të emigrantëve që vijnë nga vendet e Lindjes dhe Afrikës Veriore dhe që përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së.

Nga goditja e dy rasteve, ku emigrantët ishin fshehur në bagazh u bë arrestimi i 5 personave;  M. G., 40 vjeç, S. Ç., 28 vjeçe, banues në Tiranë dhe Xh. R., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, E. L., 37 vjeç dhe shtetases E. G., 30 vjeçe, banues në Tiranë.

Personat e arrestuar, të implikuar në trafikun e emigrantëve po i transportonin me makinat “Benz” dhe “Volkswagen”.

Ata u kishin premtuar kalimin nga kufiri grek drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME