Categories Lajme

Mbyllet ambasada shqiptare në Itali për shkak të identifikimit të një pjesëtari stafi me Covid-19

Ambasada Shqiptare në Itali ka njoftuar se ditën e enjte do të mbyllet zyra konsullore në Romë për shkak të një identifikimi të një pjesëtari stafi me Covid-19.

Në njoftimin e Ambasadës thuhet se janë në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për të gjitha stafin si dhe njoftimi për rihapjen e shërbimeve do të bëhët brenda ditës së neserme (14.10.2020)

Njoftimi: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njofton se nesër, datë 15 tetor 2020, Zyra Konsullore e saj pezullon përkohësisht të gjitha shërbimet.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj për këtë njoftim të menjëhershëm, i kushtëzuar nga identifikimi i një rasti pozitiv ndaj Covid-19, ju bëjmë me dije se po merren të gjitha masat për dezinfektimin e të gjitha mjediseve tona dhe mbetemi në pritje të rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, për të gjithë punonjësit e Ambasadës në Romë, në mënyrë që të rifillojmë shërbimin sa më parë dhe me masat e nevojshme të sigurisë. Brenda ditës së nesërme do të njoftoheni për rifillimin e shërbimeve.

Lutemi të mos paraqiteni pranë Ambasadës Shqiptare në Romë dhe të respektoni këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit tuaj. Takimi i gjithsecilit do të zhvendoset në momentin më të afërt dhe të sigurt. Faleminderit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME