Categories Lajme

Mbyllet gara për tenderimin e “Unazës së Re”, ARRSH: Ja kompanitë që dorëzuan ofertat

Autoritati Rrugor Shqiptar, në një deklaratë për mediat njofton se është sot në orën 11:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimin e segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

Sipas kësaj deklarate ky institucion bën me dije se kanë dorëzuar ofertat e tyre 6 operatorë ose bashkim operatorësh.

“Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike,” shkruhet në deklaratë.

ARRSH u kërkon partive politike që të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave.

Deklarata e plotë e ARRSH-së:

DEKLARATË E AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR

Në përgjigje të interesimit të medias dhe në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se ditën e sotme në ora 11:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

Pas skadimit të këtij afati, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.

  1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
    2. GD Granit AD Skopje
    3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
    4. Geci sh.p.k.
    5. ANK sh.p.k.
    6. Baftjar Murati

Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.

Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.

ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave. Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME