Categories Politike

“Shqipëria me 2 ministra të jashtëm”, denoncimi i Berishës: Ja sherri midis Ramës dhe Bushatit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngërcin institucinal të krijuar midis Presidetit dhe kryeministrit lidhur me emërimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm duke thënë se Shqipëria tashmë dy ministra të jashtëm.

Berisha shkruan se se kjo situatë tragon se vendi është pa ministër të jashtëm pasi sipas tij Rama bllokoi vizitën e parashikuar për sot dhe nesër të Ditmir Bushatit në Berlin.

“Ai, pasi dështoi ta detyrojë Ditziun ti paraqes dorëheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi në ekstrem duke i bllokuar pasaportën diplomatike dhe bërë të pamundur udhëtimin e Ditziut për Berlin por njëkohësisht duke dërguar një mesazh të neveritshëm dhe turpërues në kancelarinë gjermane,” – shkruan Berisha n facebook.

Ai në fund i bën thirrje Presidentit që të mos e dekretojë Ramën në postin e ministrit të Jashtëm.

Statusi i plotë i Berishës:

Shqiperia me dy ministra te jashtem, Diziu kushtetues Edvini antikushtetues!

Te dashur miq, nje sherrnajeve madhe ka shperthyer keto dite midis ministrit te jashtem antikushtetues apo te kryesise se Partise Socialiste, Edvin Kristaq Rama dhe ministrit kushtetues Ditzi Bushati, te cilin neni 106 i Kushtetutes e detyron te qendroje ne detyre gjersa presidenti i Republikes ta ç’dekretoje ate si minister i jashtem dhe te dekretoje e te beje betimin para presidentit personi qe do te zevendesoje ate ne postin e ministrit te jashtem.

Situata me dy ministra te jashtem eshte tragjikomike dhe deshmon se mazhoranca e droges, krimit dhe vjedhjeve po kapitullin. Kjo situate do te thote se Shqiperia defacto eshte pa minster te jashtem.

Rama, i tmerruar nga vizita e parashikuar me kohe per sot dhe neser e Ditziut ne Berlin, shume e rendesishme per hapjen e negociatave ne qershorin qe vjen, bllokoi viziten. Ai, pasi deshtoi ta detyroje Ditziun ti paraqes doreheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi ne ekstrem duke i bllokuar pasaporten diplomatike dhe bere te pamundur udhetimin e Ditziut per Berlin por njekohesisht duke derguar nje mesazh te neveritshem dhe turperues ne kancelarine gjermane.

Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise. sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME