Categories Lajme

Në këtë vend, bie borë deri në 5 metra

Europa javëve të fundit është ‘pushtuar’ nga reshjet e mëdha të borës, të cilat po vazhdojnë ende në disa vende, transmeton Gazeta Metro.

Vendet më të prekura nga bora e ngricat janë Gjermania, Zvicra e Austria, derisa në këtë të fundit po thuhet se ka rënë borë deri në 5 metra.

Të trija këto janë prekur nga stuhitë e borës dhe ortekët të cilat deri tani u kanë marrë jetën 26 personave, kurse sot meterologët kanë paralajmëruar për reshje dhe erëra deri në 160 kilometra në orë.

Në provincën e Salzburgut, tani 17.000 njerëz janë të shkëputur nga pjesa tjetër e botës për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërsa shërbimet e shpëtimit dhe të shërbimeve të tjera po punojnë me fuqinë dhe kapacitetin, transmeton KosovaPress.

Rreziqet e ortekëve gjithashtu e bëjnë trafikun hekurudhor të vështirë dhe disa linja janë të mbyllura.

Kujtojmë se përveç Austrisë, Gjermanisë e Zvicrës, gjendje më e mirë nuk është as në Greqi.

Atje, për herë të parë pas disa viteve janë shënuar temperatura të ulëta rekord, deri në -27 gradë Celsius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME