Categories Lajme

Mbyllet numërimi në disa qytete për Primaret e PD-së, ja kush janë fituesit, në Bashkinë e Selenicës fiton…

Është mbyllur edhe procesi i numërimit të disa qendra votimi për Primaret e PD-së zhvilluar ditën e stome.

Kështu, dega e PD Poliçan mbyll procesin e numërimit ku kanë votuar 94 nga 168 në total. Konkretisht 92 vota kanë  për kandidatin e vetëm Behar Xhaferraj dhe 2 vota të pavlefshme.

Dega e PD Skrapar mbyll procesin e numërimit ku kanë votuar 156 nga 228 në total. 156 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm Eugen Mustafallari.

Përfundon numërimi ne Vau Dejës, ku fitues ka rezultuar me vota 743 për Zef Hilën dhe 117 për Kole Shaben.

Përfundon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Selenicës,  Fiton Leonard Rakipaj me 270 vota nga 500 të mundshme Në garë edhe dy kandidat të tjerë të cilët kanë marr me pak vota.

Në Selenicë kanë votuar në total rreth 350 anëtarë dhe simpatizantë të bashkisë Selenicë

Rezultati: Leonard Rakipaj 270 vota, Jani Dapaj 70 vota, Dhurata Mecorapaj 10 vota.

Dega e PD Dimal mbyll procesin e numërimit ku kanë votuar 276 nga 584 në total. 187 vota i ka fituar kandidati Gentjan Meçe,86 vota kandidati Thoma Rumniçi dhe 3 vota kanë qenë të pavlefshme.

Dega e PD Kuçovë mbyll procesin e numërimit ku kanë votuar 346 nga 1200 në total. 337 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm Eugen Mustafallari dhe 10 vota të pavlefshme.

Po ashtu, edhe Et’hem Lumani ka fituar me 100% te votave, kandidati i vetëm ne Kolonje.

Mbyllet numërimi i Primareve në Bashkinë Tepelene. Baftjar Imeri ka marre 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme. Rrjedhimisht përballe Termet Peçit me 14 maj PD ka kandidat inxhinierin Baftjar Imeri. Në Primare kanë marrë pjese 183 persona.

Mbyllet votimi i Primareve në Bashkinë Gjirokastër. Pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në Primaret e Bashkisë Gjirokastër kane marre pjese 373 persona.

Dega e PD Kuçovë mbyll procesin e numërimit ku kanë votuar 346 nga 1200 në total. 337 votat kanë qenë për kandidatin e vetëm Lefter Maliqi dhe 10 vota të pavlefshme.

Fatmir Shero është zyrtarisht kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Konispolit. Rezultati final ishte 137 me 41 vota ndaj Aleksandër Lokoshit.

Mbyllet votimi i Primareve ne Bashkinë Këlcyre. Pas numërimit te votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, përballe tij ishte Edmond Nano me 39 vota dhe 1 votë e pavlefshme.Ora News” 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME