Categories Lajme

Dosja për aktorin e Portokallisë/ Rezart Veleshnja sherr me grushte me shoferin e pastiçerisë për një vend parkimi

Rezart Veleshnja, një nga aktorët e programit televiziv “Portokalli” është rrahur me grushte dhe sende të forta me një persona tjetër, i cili rezulton të jetë punonjës pranë pastiçeri “Nefeli“ në Tiranë.

Pak ditë më parë, në 30 nëntor 2022 përmes rrjeteve sociale aktori Veleshnja, hodhi poshtë zërat për ndodhinë e një konflikti të mundshëm mes tij dhe personave të tjerë në Tiranë.

Por realiteti dhe materialet e dërguara nga komisariati nr. 1 në drejtim të prokurorisë së Tiranës, tregojnë të kundërtën. Pak kohë më parë në akuzën e kryeqytetit ka mbërritur një material hetimor, që flet për një konflikt verbal dhe më pas fizik, të ndodhur në datën 20 shtator 2022.

Ngjarja ka ndodhur në rrugicën që të çon tek pastiçeri “Nefeli”, e cila ndodhet në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet. Sipas dosjes hetimore, aktori Rezart Veleshnja është konfliktuar verbalisht dhe më pas fizikisht me Gentjan Kullollin, ky i fundit një punonjës i pastiçerisë së mësipërme.

Shkak i përplasjes fizike mes dy personave ka qenë bllokimi i parkimit, me një furgon “Cady” që përdorej nga punonjësi i pastiçerisë, Gentjan Kullolli.

Në pamjet filmike që ka sekuestruar policia me qëllim hetimin e këtij incidenti, Veleshnja shafqet me një motor dhe në kokë mban një skafandër. Ai zbret nga motori dhe drejtohet nga furgoni “Cady”. Ku pasi shikon se në të nuk ndodhej shoferi, Veleshnja hipën brenda në furgon, e ndez atë dhe e largon disa metra më larg.

Pikërisht në këtë moment shfaqet Gentjan Kullolli që del nga pastiçeria teksa mban disa arka dhe drejtohet në drejtim të furgonit “Cady”.

Në timon ai ka konstatuar aktorin Rezart Veleshnja, të cilit ka filluar ti kërkojë llogari për ndezjen dhe largimin e furgonin nga vendi i parkimit. Por në këtë moment sipas Gentjan Kullolli, Veleshnja e ka fyer rëndë, ndaj dhe ai e ka goditur disa herë me grusht.

Veleshja në kokë mbante skafandën e motorit ndaj nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa përleshja fizike e tyre me goditje të ndërsjellta ka vijuar për pak çaste. Kanë qenë punonjësit e pastiçerisë ata që i kanë ndarë dy personat.

Sipas materialit hetimor, thuhet se Rezart Veleshnja, është larguar me vrap dhe ka hyrë në ambientet e një servisi aty pranë, nga ku ka marrë një shufër hekuri dhe është drejtuar drejt vendit ku ndodhej Gentian Kullolli. Por Veleshnja në asnjë moment nuk e ka përdorur shufrën e hekurit.

Të dyja palët e përfshira në këtë konflikt kanë përfunduar në ambjentet e policisë, ku janë marrë në pyetje dhe kanë bërë kallëzim penal. Por teksa materiali i referuar nga policia në prokurori është në fazën e verifikimit, mësohet se si Veleshnja dhe Gentjan Kullolli, kanë hequr dorë nga kallëzimi, duke shprehur vullnetarit normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME