Categories Lajme

Mbyllet paqësisht protesta e Berishës, Policia largohet nga Kryeministria

Është mbyllur paqësisht protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të “Open Balkan” dhe kundër korrupsionit qeveritar, që mori shkas nga afera e inceneratorëve. Ka zgjatur rreth 100 minuta tubimi, i nisur nga selia e PD në orën 16:20 dhe më pas përfunduar para Kryeministrisë, ku një pjesë e përfaqësuesve mbajtën dhe fjalime.

Protesta u mbyll në orën 18:00 me fjalimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më pas është përcjellë nga protestuesit deri pranë shtëpisë së tij.

Me largimin e protestuesve janë larguar dhe forcat e policisë, të cilat gjatë protestës kanë qëndruar pothuajse të padukshme dhe janë shfaqur një numër i vogël efektivësh. Nga selia e PD, aty ku nisi protesta raportohet një situatë të qetë, teksa kreu i PD-së Lulzim Basha vijoi të qëndronte në seli, ku kishte pasur dhe një takim të grupit parlamentar.

Ish-kryeministri Sali Berisha e thirri protestën për ta kundërshtuar shkuarjen e Vuciç në Tiranë. Disa prej pjesëmarrësve i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje kundër Serbisë dhe kundër nismës së Ballkanit të Hapur.

Për “Ballkanin e Hapur” deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Të gjithë qeveritë dhe kryeministrat e Kosovës që kanë qenë në detyrë prej fillimit të këtij projekti, kanë qenë kundër tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME