Categories Lajme

Mbyllet spitali Infektiv! Ministria e Shëndetësisë: Pacientët me Covid do trajtohen në QSUT

Spitali i Infektivit do të mbyllet. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pritet të nisë projekti i rehabilitimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT. QSUT ka marrë të gjitha masat për organizimin e ri të shërbimit infektiv, në mënyrë që të garantohet plotësisht shërbimi për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në strukturën spitalore Covid3.

Nga dita e mërkurë, datë 23 Mars, të gjitha urgjencat e Covid-19 do të priten në strukturën ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT, e cila tashmë është vendosur në funksion të plotë të urgjencave Covid. Pacientët me Covid-19, do të marrin shërbim në Spitalin Covid3 në QSUT.

NJOFTIMI:

Në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve në sistemin spitalor dhe veçanërisht në përgjigjje të fuqizimit të kapaciteteve për shërbimet spitalore për sëmundjet infektive dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjien ndaj pandemisë Covid-19, pritet të nisë projekti i rehabilitimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT.

Spitali Covid 1 ka mbajtur peshën më të madhe të trajtimit të rasteve të pacientëve me infeksionin Sars-Cov2 gjatë pandemisë Covid-19 dhe me zbatimin e këtij projekti do të filloje puna për rehabilitimin me standardet më të mira, për të garantuar një shërbim sa më cilësor për qytetarët. QSUT ka marrë të gjitha masat për organizimin e ri të shërbimit infektiv, në mënyrë që të garantohet plotësisht shërbimi për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në strukturën spitalore Covid3.

Informojmë se, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 23 Mars, të gjitha urgjencat e Covid-19 do të priten në strukturën ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT, e cila tashmë është vendosur në funksion të plotë të urgjencave Covid. Sa i takon trajtimit të pacientëve me Covid-19, shërbimi do të ofrohet plotësisht në Spitalin Covid3 në QSUT, ku është organizuar shërbimi me stafet mjekësore, pajisjet dhe barnat e materialet mjekësore të nevojshme si dhe janë marrë të gjitha masat për çdo skenar sipas dinamikës së pandemisë përgjatë zbatimit të këtij projekti. Rikonstruksioni i plotë i spitalit infektiv, i cili pritet të nisë së shpejti, është një investim i shumë i rëndësishëm për modernizimin e këtij shërbimi dhe kthimin e Spitalit Infektiv në një qendër reference për të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME