Categories Lajme

Mbyllet zyrtarisht dosja e ekstremistit grek

Gjykata e Gjirokastrës ka pushur zyrtarisht çështjen e vdekjes së ekstremistit grek, Kostandin Kacifas, në fshatin Bularat.  Mësohet se më datë 13 dhjetor, gjyqtarja Suela Dashi vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka, për pushimin e hetimeve të regjistruara lidhur me v dekjen e ekstremistit grek, Kostandin Kacifas në 28 Tetor 2018.

Gjatë seancës ku u dha vendimi për pushimin e dosjes, mësohet se ka qenë i pranishëm babai i Kostandin Kacifasit, Jani Kacifas.ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje duke përjashtuar zyrtarisht ekzekutimin e ekstremistit nga forcat policore RENEA.

Ekspertët mjeko-ligjorë shqiptarë nuk kanë asnjë dyshim se ekstremisti Grek, Kostandin Kacifas, që vdiq në 28 Tetor 2018 në fshatin Bularat, ka vrarë veten.

Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin. Konkluzioni i ekspertit thotë se v iktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe d jegies së lëkurës.

Me këtë ekspertizë përjashtohet dyshimi se Kacifas është vrarë nga RENEA, dhe provohet fakti se ekstremisti i Bularatit, ka vrarë veten pikërisht me armën e tij. Kjo për shkakun se të dyja plagët në trup, janë tej shkuese dhe nuk është gjetur asnjëra nga predhat që kanë përshkuar trupin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME