Categories Lajme

Ngjarja ne Tiranë për radhën në market, lirohet shoku i viktimës

Është liruar nga qelia, Ogrest Drazhi, miku i Jurgen Dukës. Ky i fundit u vra nga një polic për radhën në market, ndërkohë i pranishëm në ngjarje ishte edhe Orgest Drazhi. Mësohet se Gjykata i ka caktuar Drazhit masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai akuzohet për moskallëzim krimi pasi në momentet e para nuk ka rrëfyer para hetuesve ngjarjen e ndodhur por pas dëshmisë së dytë ka treguar detaje.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë është mbajtur më 16 dhjetor 2021 dhe prokuror i çështjes ka qenë Petrit Hysi ndërsa gjyqtare Oltjona Goxha.

Në përfundim të gjykimit gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e mases se sigurimit “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Ndërkohë është ende në kërkim agjenti i krimeve në policinë e Dibrës Arbër Sula i cili qëlloi me armë 29 vjeçarin. Sipas burimeve efektivi kishte ardhur në kryeqytet për arsye së më datën 14 dhjetori ishte parashikuar që të kryente testin e d rogës sipas urdhrit të bërë publik tri javë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME