Categories Politike

Mbyllja e basteve, ish-trajneri i kundërvihet Ramës: Shkundu e hajde në vehte kryeministër

Ish-trajneri i Vllaznisë, Roland Luci me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar një thirrje kryeministrit për sa i përket mbylljes së basteve. Ai sygjeron se duhet vepruar me ligjet e brendshme të kapitalizmit dhe se nuk ndalohen arbitrarisht.

Postimi i plotë

“Shkundu e hajde ne vehte kryeminister. Duhet vepruar ne pershtatje me ligjet e brendshme te sistemit ku jeton o Edi, te kapitalizmit. Ato nuk mundesh arbitrarisht ti ndalosh se vepruari. Kumari do disiplinuar e jo ndaluar, sepse do nderroje formen e ekzistences dhe lufta juaj kthehet ne lufte me mullinjt e eres. Do shkoj puna ne fshataririzim te kumarit fillimisht, te rivitalizimit te skedinave private, klluçit, zholit a pishpirikut kosovar, permbysit a pllakatorit tiranas. E pastaj vijojne onlinet per te cilat te genjejne e pastaj ti genjen vehten se mund ta ndalosh. Qe te kuptohemi: Disiplinim nuk dmth ta kthesh kumarin ne privilegj te 5-yjshave qe te rrethojne. Ne Austri lejohet maksimalisht 70 € bast dhe relevantja shqiptare mund te ishte diku 5 a10 €. Keshtu ja bie ne maj te hundes bastexhinjve, i disiplinon dhe ndergjegjeson para se te shkunden xhepash e brinjesh. Te çmendurve sigurisht qe s ka mjek qe ju bie ne te. Disiplinimi vlen dhe per kapsollat dhe prostitucionin, prostitucionin e te gjitha formave.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME