Categories Lajme

Mbyllja e kufijve, sa shqiptarë u ‘arrátisën’ në Maj

Hyrjet dhe daljet nga kufiri si të shtetasve shqiptarë, ashtu dhe atyre të huaj, për shkak të kufizimit të qarkullimit të lëvizjes në maj, kanë rënë ndjeshëm në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, në krahasim me muajin prill, është shënuar një rritje si për hyrjet e shtetasve të huaj, ashtu dhe daljet e atyre shqiptarë

Edhe pse kufijtë kanë qenë pothuajse të mbyllur, përveç riatdhesimeve, daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm në raport me prillin, ku 28 mijë kanë dalë nga vendi, sipas INSTAT, në raport me 13 mijë në prill. Në kahun tjetër, në maj kanë hyrë rreth 30 mijë shtetas shqiptarë.

Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj 2020, janë 46.488. Krahasuar me maj 2019, ky tregues rezulton me rënie 94,4%.

Në maj 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 16.389. Krahasuar me maj 2019, ky numër ka rënë me 95,9%. Është shënuar një rritje e lehtë me muajin e mëparshëm, ku në prill në vend hynë 12 mijë të huaj.

Numri i shtetasve të huaj që hynë në vendin tonë në pesë muajt e parë 2020 është 602.300, duke rënë me 60,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në pesë muajt e parë 2020, Mali i Zi ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,1%, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 89,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, në maj 2020, janë 45.367 duke shënuar një rënie me 94,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit maj 2020 janë 28.431. Krahasuar me maj 2019, ky numër ka rënë 94,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë në maj 2020, janë 16.936.

Krahasuar me maj 2019, ky numër ka rënë 95,8%.
Gjithsesi, në raport me prillin, kur kufizimet ishin më të ashpra, daljet e shtetasve shqiptarë pothuajse janë trefishuar. Në prill, daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë në muajin prill 2020, ishin 13.287.

Numri i shtetasve shqiptarë që dolën nga territori i vendit tonë në pesë muajt e parë 2020, është 1.139.359 duke rënë 48,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë/ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME