Categories Showbiz

Sulejmani i Madhërishëm/ Mihrimah shpëton Hyrremin

Hyrremi afrohet pranë Sulejmanit për të diskutuar sërish çështjen e dhomës. Ajo shprehet se ndihet e ofénduar që ai e trajton si problem kaq të madh, një dhomë të thjeshtë që ajo ka dashur. Ai i kujton se nëse do donte, do i dhuronte saraje të tëra, por problemi qëndron tjetër kund. Ndaj, ai e urdhëron që po atë natë, të boshatisë dhomën e të rikthehet ku ka qenë, por Hyrremi kundérshton sërish duke u justifikuar me réputacionin e saj, i cili do përqeshej nëse ajo do rikthehej sërish në dhomën e vjetër.

Gjatë atyre momenteve, Rrustem Aga është duke shoqëruar sulltaneshë Mihrimanë në xhirot me kalin e dhuruar nga Sulltani. Një piskamë dëgjohet dhe të tmérruar kthejnë sytë nga ana ku vjen zëri. Fillimisht Sulltani nxéhet me Rrustemin duke i kërkuar llogari për këtë moskujdésje por Mihrimah shpjegon situatën. Ajo u tregon se përpara u ka dalë një gjàrpër dhe po të mos ishte Rrustemi, gjàrpri do e sùlmonte më tepër. Sulltani i ofron mundësinë Rrustemit që të kërkojë ç’të dojë por ai nuk do asgjë.

Në mbrëmje, Mhrimah ndodhet në dhomën e saj, të cilën e shijon shumë me idenë se është vetëm e saj dhe nuk do i duhet ta ndàjë me kënd tjetër. Pranë Mihrimasë vjen Sulltani dhe Hatixheja. Duke i marrë zemrën të atit, Mihrimah ‘detyron’ në një formë apo një tjetër që të japë leje për Hyrremin. Ai lejon që Hyrremi të qëndrojë në dhomë, por vetëm për hir të Mihrimasë. E xhíndosur, Hatixheja i kërkon të vëllasë të ndryshojë vendim, por më kot.

Diskutimin e tyre do e ndërprésë një lajm mbi Ibrahimin, ku tregohet se atij i kanë ngritur kùrth të réndë, por nuk dihet ende përfundimi. Me t’u larguar nga dhoma Sulltanit, Hatixhesë i bie të fikët. Ajo ndihmohet nga njëra prej vajzave të sapo ardhura. Bëhet fjalë për Firuzenë e cila si me màgji e rikthen në vete sulltaneshën. Kjo e fundit dërgohet në dhomë dhe Sulltani shkon ta vizitojë. Teksa Firuze i shërben Sulltanit, ajo i prek atij dorën dhe në mendje parashikon një të ardhme me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME