Categories Bota, Lajme

Mbyti binjakët e saj në banjë, nëna do ecë e lirë në 5-vjetorin e vdekjes së tyre

Samantha Ford pranoi vrasjen nga pakujdesia, por mohoi vrasjen me vetëdije të plotë të fëmijëve 23-muajsh Jake dhe Chloe, përpara se të dënohej me 10 vjet burg.

Megjithatë, që nga dënimi i saj në gusht 2019, ajo ka qenë në një spital psikiatrik, duke pritur që të gjykohet, për të filluar shërbimin në burg.

Shërbimi i Burgut dhe Provës HM ka konfirmuar se Ford do të lirohet më 26 dhjetor të këtij viti, në 5-vjetorin e vdekjes së fëmijëve të saj.

Babai i shkatërruar i binjakëve Steven Ford, e përshkroi gruan e tij si një “vrasëse të fëmijëve” në një postim në Twitter, pas vendimit për lirimin e saj.

Ai shkroi në Twitter: Shërbimi i Burgut dhe Provës HM ka konfirmuar se më 26 dhjetor 2023, kjo vrasëse fëmijësh do të lirohet pa vuajtur asnjë ditë burg. Në 5-vjetorin, ajo do të lirohet. Unë ende nuk mund të marr divorcin tim nga kjo grua e keqe, sepse ajo i mban të gjitha kartat.

Ford u deklarua fajtor për vrasje nga pakujdesia, pavarësisht se kishte kërkuar në Google “si të mbytesh dikë” disa javë para krimit.

Ekipi i saj ligjor pretendoi se Ford vuante nga depresioni akut në kohën e vrasjeve. Megjithatë, psikiatër të prokurorisë në Old Bailey thanë se ajo mund të ketë ekzagjeruar sëmundjen e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME