Categories Lajme

Më 19 janar Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Pas mbylljes së gjireve detare, siç edhe pritej, shteti grek ka bërë gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje detare në drejtim të detit territorial shqiptar. Televizioni ABC ka mundur të sigurojë përmbajtjen e këtij dokumenti të sapo paraqitur në Parlamentin grek si dhe datat kur do të merret në shqyrtim dhe zyrtarizohet. Projekt-ligji, i cili rrit kufijtë e territorit grek me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet për përpunim në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën, më 12 janar 2021dhe do të prezantohet në Parlament një javë më pas, më 19 janar. Projekt-ligji përbëhet nga pesë artikuj apo nene.

Neni i parë përcakton qëllimin, që është zgjerimi në të gjithë zonën detare nga pika më veriore e Rajonit të Ishujve Jon gjer në Kepin Tainaro në Peloponez.  Paragrafi i dytë i Nenit të parë thotë se Republika Greke rezervondet të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në zona të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit. Ky është edhe paragrafi që mban zjarrin ndezur me Turqinë, pasi lë të hapur zgjerimin në 12 milje detare edhe në detin Egje, ku regjimi detar është fiksuar në 6 milje detare për secilin shtet bregdetar qysh në vitin 1936 me ndërmjetësimin e fuqive të mëdha. Neni i dytë dhe i tretë merren me pjesën teknike të çështjes – zgjerimin e detit territorial 12 milje, përllogaritjen e tij nisur nga vija bazë, pa paragjykuar Dekretin numër 107 të Presidentes greke, që u zyrtarizua në fund të vitit që shkoi.

Neni i 4 sanksionon ndryshimin e regjimit të peshkimit për anijet e vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa neni 5 dhe i fundit, thotë se ky ligj do të hyjë në fuqi pas botimin e tij në Gazetën e Qeverisë. Zyrtarizimi i zgjerimit të detit territorial të Greqisë me 12 milje detare në drejtim të detit territorial shqiptar, edhe pse garantohet nga Konventa Ndërkombëtare për Detin, pritet të shkaktojë reagime të shumta mes shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME