Categories Lajme

Me armë në brez xhiro në qytet, momenti kur p.oli.cia arr.eston në mes të Shkodrës (Video)

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar të konsideruar të rrezikshëm pasi lëvizte me armë zjarri. Nga strukturat e DV P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, i cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë. Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me dy krehra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME