Categories Lajme

Me çanta në krahë, qytetarët nisen në këmbë drejt Greqisë. I moshuari: Kam që në orën 2 të natës që pres

Situata në Kakavijë është bërë alarmante. Qytetarët që kanë edhe tre ditë që presin në radhë, kanë nisur revoltën dhe tashmë nuk presin më në makinat e tyre por kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste. Ndërkohë shumë qytetarë kanë nisur të ecin në këmbë me çantë në krah, pasi mendojnë se në ketë mënyrë mund të arrijnë më shpejt në kufi për të kaluar më pas drejt Greqisë. Një qytetar i cili ka prej orës 2 të natës në radhë ka thënë se askush nuk u ka dhënë asnjë shpjegim.

Më tej ai shprehet se ka njerëz të sëmurë, gra, fëmijë e pleq që presin të kalojnë, e thotë se autoritetet presin të vdes ndonjë qytetarë që të ndërhyjnë. “Kam që në orën 2 të natës, asnjë njeri nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Këtu ka njerëz të sëmurë, fëmijë, gra, pleq. Jemi pa bukë pa ujë, pa asgjë. Ç’a do të vdesin njerëz këtu që të ndërhyjnë”, u shpreh qytetari.

Deklarata e qytetarit vjen në një kohë kur situata është bërë alarmante. Sot mësohet se vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim si nga pala greke e as nga ajo shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME