Categories Lajme

“Më dëgjo këtu!”/ Komisioni për inceneratorët, Rama citon Ngjelën: Lajthitje në objekt. Dua një ndjesë të vogël nga ti! Tabaku: Kështu mund t’iu flisni vartësve

Debate mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.

Rama: Cili është roli im, po ju them pse unë e mbështes plotësisht gjithë këtë punë të mbarë dhe jam shumë krenar, për faktin se në vitin 2013, gjysma e popullsisë mbulohej me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve. Për gjysmën tjetër nuk kishte grumbullim mbetjesh, rrisnin fëmijët bashkë me plehrat.

Tabaku: Ky fakt interesant, mund të ngremë një komision tjetër, në respekt dhe të atyre që po na dëgjojnë…

Rama: Më lini të mbaroj.

 

 

Tabaku: Patjetër.

Rama: Patjetër po mbylleni atë mikrofon.

Tabaku: Në lidhje me financimin e projekteve…

Rama: Patjetër që të dëgjoni në lidhje me financimin e projekteve, duhet të dëgjoni logjikën. Në 2013 kishte vetëm dy impiante trajtimi të mbetjeve, një ishte Bushati, i vetmi me standarde dhe tjetri ishte Sharra, i cili ishte në kufirin e saturimit që siç doli më pas kaloi në emergjencë totale dhe nëse gjysma e popullsisë mbuloheshin në 2013, sot nuk kemi dy, por kemi jo vetëm 5 impiante, sot kemi një situatë në të cilën paralelisht me këto impiante, kemi Beratin, Durrësin të përfshirë këtu, Maliqin në Korçë, Vlorën, Kukësi është në proces, kështu që sot nga asnjë përveç Bushatit, jemi në kushtet kur mbulojmë një pjesë të madhe dhe financimi për këto është pjesë e një plani. Që kur kam qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës, unë kam dashur pikërisht këtë që të ndërtohet një impiant për përpunim mbetjesh me prodhim energjie në Tiranë…teatri etj. Dhe që atëherë kam mësuar që nuk mund të ndërtohej në Tiranën që kisha. Përgjigjja është po.

Tabaku: A keni pasur dijeni që tre impiantet e mbetjeve janë financuar me buxhetin e shtetit, me paratë publike.  Kur te hapim një komision hetimor për Bushatin, do diskutojmë të gjitha. Sot po diskutojmë për impiantin e mbetjeve te Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Unë ju kuptoj se çfarë ju kanë thënë. Por kanë dëshmuar këtu se kanë marrë mbështetjen përmes transfertës së pakushtëzuar.

Rama: Jo tre. Ju thoni a jam në dijeni që 3 impiante financohen nga buxheti. Ka një term në jurisprudencë që ma ka mësuar avokat Ngjela që quhet lajthitje në objekt, janë 2 të financuara nga buxheti i shtetit, Elbasani dhe Fieri. Tirana nuk është e financuar nga buxheti i shtetit. Do vendosim standardin se do rrimë gjatë këtu.

Tabaku: Ju lutem me qetësi. Të lutem koleg.

Rama: Pasi ti (Këlliçit) ke ndenjur heroikisht në atë të ftohtë në stadium, unë jam gati të rri. Zonja Tabaku shiko çfarë the. Më dëgjo këtu.

Tabaku: Më dëgjo mund t’ju drejtoheni vartësve tuaj. Jam deputete, kryetare e komisionit. Më dëgjo muaj me urdhër në këtë sallë nuk shkon. Me respektin maksimal do ju dëgjojmë, urdhrat për vartësit tuaj.

Rama: Zonjë ju kërkoj ndjesë nëse më dëgjo tingëlloi si urdhër ndaj dikujt që nuk është deputete se ju i dogjët mandatet dhe i morët prapë.

Tabaku: Zoti Rama…fokusohemi. Kontratat e dy inceneratorëve në Fier dhe Elbasan dhe kontrata e djegësit të Tiranës që ka marrë një pagesë 35 mln euro nga buxheti, në një formë financiare, a jeni në dijeni që deri më sot janë financuar me 100 mln euro?

Rama: Zonjë ju bëtë një gabim, për të cilin ndaj ju ndërpreva. Ju po komentoni.

Tabaku: Unë jam në detyrën tim. Me shumë respekt për avokat Ngjelën, për ambiciet tuaja si kryetar bashkie, Teatrin Kombëtar dhe çdo projekt të bërë apo mos të bërë, fokusohuni tek pyetja.

Rama: Zonjë ju bëtë një gabim në raport personal. Fyet dëshmitarin, sepse unë ju dhashë përgjigje, ju thatë kështu ua kanë thënë. Unë kam ardhur këtu…dëshiroj vëmendjen tuaj sepse dhe ku më shikoni gaboni, jo kur nuk më dëgjoni. Juve duhet të më kërkoni një ndjesë të vogël tani se më thatë juve kështu ua kanë thënë. Unë sipas jush nuk dhashë një përgjigje korrekte, por thashë atë që më ka instruktuar grupi kriminal. Kështu që më kërkoni një ndjesë.

Tabaku: Mund të fokusohemi tek objekti.

Rama: Jo unë dua një ndjesë tani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME