Një aksident i fortë ka ndodhur kete mesditën e së mërkurës në Radhimë të Vlorës. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Aksionistja” ku si pasojë e përplasjes së fortë dy djemtë (rreth 30 vjeç dhe 21 vjec ) fillimisht mbetën të bllokuar në automjet.
Menjëherë mbërriti zjarrfikësja e cila ndihmoi për të nxjerrë të lënduarit të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Një prej dy të rinjve raportohet se ka humbur jetën në spital 21 vjeçari Savjo Dhimojani ndërsa Ariz Canaj është djali tjetër në spital i cili ka marr dëmtime të rënda në trup.
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 23.02.2022, në aksin rrugor Vlorë – Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. C., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni , ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
