Categories Lajme

“Më duhen 1000 euro, kujt t’i bie në qafë”, familjarët marrin borxh për të paguar mjekun

Nga përgjimet e SPAK në lidhje me skemën e korrupsionit që funksionon Brenda QSUT për regjistrimin e një operacioni dalin bisedat e familjarëve të pacientëve që kërkojnë para tek të afërmit për të mbledhur shumën e nevojshme. Në përgjime del kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi, rast i cili çoi në zbulimin e skemës, që flet me një të afërm për të mbledhur 2 mijë euro. Ajo thotë se i duhen paratë për të nesërmen pasi bashkë me personin që po e ndihmon do ia japin doktorit në dorë para se të kryejë operacionin.

Manuela: Ej, m’ka thon nesër me e shtru ai I afërmi i saj: Nesër e? Manuela: Po do t’shkoj me Genën, do t’i japim lekët në dorë I afërmi: Po mirë Manuela: Kupto, ee nji mij euro gjejm po se dy mij euro do me ja dhon direct Gena, do tja fusim bashk n’dor atij Edvinit, se do t’shkojm direkt te doktori

I afërmi: Po, po, po Manuela: Po du du nji mij euro tjera, kujt t’i bijm në qaf I afërmi: Me I thoni Sabait ai Manuela: Kujt Saba I afërmi: Sabait halls, he se I kena dhe ato thuj borxh, ktu, ktu thuj, a mo si them gjo moms, hajde thuj vet Manuela: Mos I thuje njiher, mos I thuj. Kur t’vi un mos I thuj, mir

I afërmi: Po mir ****** Edvin Prifti, mjeku i cili doli në përgjimet e dosjes hetimore të SPAK për lirimin e të dënuarve përjetë nga Gjykata e Krujës nuk është një emër i panjohur për publikun. Gjatë periudhës së pandemisë ai jepte shpesh këshilla për virusin COVID, ndonëse ushtron detyrën e e kardio-kirurgut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” . Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, oficerët e SPAK mësynë në zyrën dhe banesën e mjekut ku në total u gjetën dhe u sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 mln lekë të vjetra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME