Categories Lajme

Meta në Vlorë: Mirënjohje për qytetarët dhe të rinjtë që dhuruan gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar qytetarët dhe të rinjtë e qytetit të Vlorës, që sot ju përgjigjen thirrjes së ”Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të fëmijëve talasemikë. ”Një falenderim të veçantë kam për të gjithë të huajt, të cilët jetojnë në Vlorë dhe që në nderim të mikpritjes sonë tradicionale, dhuruan vullnetarisht gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë shqiptarë, duke dhënë një model frymëzues”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta Vlora ka qenë gjithmonë e para në udhëheqjen e kauzave sociale dhe kombëtare, duke dhënë edhe sot shembullin e saj të jashtëzakonshëm të solidaritetit me kauzën humane të dhurimit të gjakut.

Mirënjohje të gjithë qytetarëve dhe të rinjve vlonjatë, të cilët në këto momente kritike për shkak të pandemisë e masave kufizuese dhe kur nevojat për gjak janë të mëdha, ju përgjigjën thirrjes së ”Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, për të dhënë kontributin e tyre human.

Një falenderim të veçantë kam për të gjithë të huajt, të cilët jetojnë në Vlorë dhe që në nderim të mikpritjes sonë tradicionale, dhuruan vullnetarisht gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë shqiptarë, duke dhënë një model frymëzues. ”Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME