Categories Showbiz

“Më kanë shfrytëzuar”/ Luizi “fshin” miqësinë me Jonin, Marion dhe Meridianin: Ata e dinë mirë se kush janë

Shumë është folur gjatë këtyre muajve për shfrytëzimin e imazhit të Luizit nga njerëz të caktuar. Mes tyre edhe nga tre persona që pretendonin se ishin miqtë e tij: Mario Deda, Jon Ndoja dhe Meridian Ramçaj.

Dy të parët hynë edhe në shtëpinë e famshme duke e surprizuar Luizin. Por, asokohe ky i fundit tregoi se nuk kanë folur për një periudhë kohe. E pas disa ditësh deklaroi se shumë njerëz i kanë kthyer shpinën kur ka pasur nevojë por kur bëhet mirë rikthehen tek ai.

Kurse Meridiani, ka deklaruar se e ka mik, se i njeh familjen, ka folur shpesh ne emër të tij dhe familjes së tij. Luizi jo vetëm që nuk e pohoi në asnjë moment këtë gjë, por ai deklaroi se ata thjesht kanë punuar bashkë dikur.

Madje, duke folur për eleminimin e Sabianit nga ‘Big Brother VIP 1’, ai nuk u shpreh aq pozitivisht për Meridianin, duke thënë: “Imagjino të dalë Sabiani dhe të rrijë Meridiani”. Këto aludime u shtuan edhe më shumë pasi pas daljes së Luizit nuk janë parë bashkë në asnjë moment, madje nuk kanë bërë foto.

Në Post Big Brother VIP, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u ‘sulën’ për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të.

E në mesin e atyre që e kanë mbështetur, ai tha se shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar duke përmendur këtu edhe ata persona që nuk e kanë ndihmuar atëherë kur ka pasur më shumë nevojë për ta.

“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohë jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Ejlli.

Dhe duket se u është referuar pikërisht atyre.

Të paktën kështu na ka bërë të mendojmë pasi Luizi i ka hequr të tre nga Instagrami. Ai i hoqi ata disa ditë më parë dhe i riktheu sërish. Por, tani duket se ka vendosur përfundimisht mos t’i ketë më ‘miq’.

“Më kanë shfrytëzuar”/ Luizi "fshin"“Më kanë shfrytëzuar”/ Luizi "fshin"

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME