Categories Lajme

“Më ke fikur cigaren në ballë” Gruaja shqiptare përballet me burrin xheloz në TV

Pas 27 vitesh martesë, bashkëshortja e Shkëlqimit është larguar nga shtëpia për shkak të xhelozisë së tij. Shkëlqimi iu drejtua rubrikës “Ka një mesazh për ty” me shpresën për t’u ribashkuar me të shoqen dhe për t’i kërkuar asaj publikisht që të kthehej në shtëpi.

Duke ditur variantin e tij të historise, stafi ka vendosur të dëgjojë fillimisht Mirlindën, e cila mes lotësh ka rrëfyer dhunën fizike e psikologjike  të përjetuar prej shumë vitesh. Sipas saj, ai kishte arritur që të dyshonte dhe në atësinë e tre fëmijëve duke i kërkuar testin e ADN-së.

Mirlinda tregoi se për shumë vite nuk kishte punuar por ishte kujdesur për rritjen e fëmijëve, por edhe kohëve të fundit kur ishte punësuar, ishte detyruar të braktiste punën për shkak të terrorit psikologjik të burrit xheloz. Ajo është shprehur e vendosur që nuk mund ti japë një tjetër mundësi, pasi ai e kishte dhunuar prej vitesh, madje sipas saj i ka fikur edhe një cigare në ballë.

Variant krejt të kundërt ka dhenë Shkëlqimi kur ka ardhur në studio. Ai e ka shpjeguar largimin e Mirlindës me faktin se mosmarrëveshjet e zakonshme mes çiftit janë “zmadhuar” nga njerëzit e afërt të saj e kanë nxitur që të divorcohet. Edhe kur mësoi se prapa murit në studio ka qenë gjatë gjithë kohës Mirlinda, nuk u step që të bëje kërkesat e tij për t’ u bashkuar duke mohuar akuzat për dhunë e xhelozi të shfrenuar. Por Mirlinda i’a përplasi sërish të vërtetën e saj në sy duke i prerë çdo shpresë për rikthim./klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME