Categories Opinion

Një hap larg vdekjes! Do mendoheni gjatë pasi ta lexoni këtë

Status në Facebook nga një qytetare:

Një hap larg vdekjes!
Tërmeti është e vetmja dukuri të cilën shkenctarët nuk e parashikojnë dot. Përveç faktit që pllakat lëvizin dhe i shërbejnë stabilizimit të Tokës ka dhe frikë e panik. Ajo që dua të ndaj me ju miq është pamundësia jone për të reaguar, në ato momente ne kuptojmë sa të vegjël jemi. Sa e pasigurtë është jeta, atëherë kur mendon se ke realizuar shumë gjera në jetë, një çast mund të të rrëzojë gjithçka. Çast që edhe ateisti thotë “O Zot!”, por a na bën tërmeti njerëz më të mirë?

Në fakt, duket se qëllimi i tij është të shkund njerëzit më shumë se sa Tokën. Të shkund pangopësinë e të pasurve që varfërojnë të varfërit. T’i shkund se atë që kanë fituar do ta lënë ne këtë botë dhe asgjë nuk do të marrin me vete. Nëse do t’ju pyesnin në ato çaste të lëkundjeve çfarë do të jepnit që mos t’iu gjente gjë, ju dhe fëmijët tuaj, do të jepnit gjithçka, e pra këto janë çastet dhe mundësitë për t’u bërë më të mirë.

Por a reflektojmë ne, pasi toka qetësohet nga dridhjet? Apo pasi kalon fillojmë të shfaqim “trimërinë” duke bërë humor në rrjete sociale? A jeni po aq të sigurtë, në çastet kur Toka dridhet, kur orenditë e shtëpisë, zyrës, punës ku punoni ju dridhen dhe rrëzohen? Jemi një hap larg vdekjes, e ndjejmë pafuqinë, sa të vegjël jemi. Duket sikur na u dha dhe një shans, po po një shans, mbase për të ndryshuar, e këtë e kuptojnë të zotët e mendjes.

Ndjeva frikë, e kuptova se nuk isha gati të dilja para Zotit, kërkova kohë, kërkova falje, u pendova, por sa vlejti? Pjesa e falur dhe e mbetur nga jeta do të jetë vërtetuese e asaj që thashë në ato momente. Sa tërmete kanë shkatërruar qytete, sa njerëz nuk e kanë patur shansin të jenë përsëri në jetë, ndaj pas atij tmerri nuk di të them tjetër vetëm se: “Faleminderit Zot!”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

Shoqëria “sugar daddy”!

Nga Xhensil Shkëmbi Këtë term e kisha dëgjuar, e dija çfarë ishte por deri dje…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME