Categories Lajme

‘Më mbron Allahu’/ Gjykata nuk e liron Roland Kryemadhin

Kundërshtoi dhe kërcënoi me armë policinë, Gjykata e Tiranës vendon masën “arrest me burg”, për Roland Kryemadhin. Prokuroria kërkoi arrest në burg për Roland Kryemadhin, i akuzuar për kundërshtim të punonjësit të policisë. Ndërkohë që Kryemadhi, nëpërmjet avokatit pretendon se është dhūnuar nga policët dhe se nuk ka pasur armë. Gjatë momentit që gjykata e pyeti për avokatin, Kryemadhi tha se nuk ka nevojë për mbrojtje pasi ka mbrojtjen e Allahut.

Më tej, avokati kërkoi caktimin e një mase me të butë, si ajo e arrestit shtëpiak Kryemadhi shtoi se kishte dalë nga banesa për të blerë një acid, ndërsa punonjësit e policisë nuk ishin treguar të duruar. “Fillimisht është thënë që ky person kishte armē, kishte kërcënuar dhe terrorizuar qytetin. Por, pas kontrollit, atij nuk i është gjetur asnjë armē. Ndaj policia gjyqësore ka hiperbolizuar ngjarjen.

Është e vërtetë që ky ka kundërshtuar në gjykatë, por në kushtet e një varfërie ekstreme. Gjykata kërkoi caktimin e masës “arrest me burg”, duke e akuzuar për kanosje, fyerje, apo mbajtje e armēve të ftohta.  Atij i është gjetur një thikë, që është normale për çdo familje shqiptare. Ne kërkojmë një masë më të butë ndaj tij, një arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje, pasi nuk është person me rrezik. Nuk kishte akuzë konkrete lidhur me shkollimin e fëmijëve”, tha avokati i Kryemadhit. Në fund, gjykata caktoi arrest në burg për Roland Kryemadhin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME