Nuk rekomandon OBSH-JA përdorimin e dorezave për të frenuar përhapjen e koronavirusit sepse mund të rrisin rrezikun e infeksionit, pasi mund të çojë në vetë-kontaminim ose transmetim tek të tjerët kur prekni sipërfaqet e kontaminuara dhe fytyrën. Kjo është ajo që specifikon OBSH, duke rekomanduar përdorimin e dezinfektuesve të duarve. Indikacioni i Organizatës u shfaq në uebfaqen e OBSH-së, në seksionin kushtuar pyetjeve dhe përgjigjeve mbi përdorimin e maskave dhe dorezave. Sipas OBSH, në vende publike siç janë supermarkete, përveç distancës fizike rekomandohet instalimin e sanitizuesve të duarve në hyrje dhe dalje. “Përmirësimi i gjërë i praktikave të higjienës së duarve – shkruan agjensia e OKB – mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 “. Pak ditë më parë OBSH u bëri thirrje qeverive të promovojnë mbajtjen e maskave nga të gjithë në vendet publike, pavarësisht moshës.
Categories
Lajme
Më mirë dezinfektoni duart, OBSH kundër përdorimit të dorezave
