Dajana Shabani mesa duket nuk është në dijeni të dosjes së “Zogut” dhe përfundimit të hetimeve ndaj tij, pasi pak minuta më parë ka reaguar lidhur me çështjen e ‘blerjes së votave” ku doli dhe emri i saj. Në përgjime Dajana Shabani, i kërkonte të ashtuquajturit “Zogu i Tiranës” që të shkonte të votonte dhe që t’i dërgonte një foto të votës më pas.
Reagimi i moderatores: “Nuk e kam ditur që më shumë klikohet emri im aq shumë! Kur gërmon 1 vit e nuk gjen gjë je në dilemë midis 20 mijë lekëshit, thasit me miell, presionit për heqje nga puna, apo iPhone. Me një tufë që shohin telenovela turke e mllefin e arrijnë me komente (pa ditur asgjë veç futja) e pa ditur që çështjet në hetim janë të jashtëligjshme nëse publikohen. Ore një miss ka thënë PAQE NË BOTË,”-shkruan Dajana në statusin e saj.

