Categories Lajme

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë”, skandali që ka trazuar politikën, ‘Babalja’ tregon sonte të tjera detaje

Albert Veliu, i njohur me emrin Babale, ndodhet ende në Kosovë, aty ku kërkoi azil politik pasi iku nga Shqipëria.

Albert Veliu u kap nga policia kosovare në kufi, ndërsa me të birin tentonte të ikte në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa në Shqipëri për të është dhënë një urdhër-arresti, dosja me kërkesën e ekstradimit është nisur për në Kosovë.

Albert Veliu do rrëfejë sonte ekskluzivisht për emisionin “Open” në Top Channel versionin e tij të ngjarjes që ka pushtuar debatin politik në Shqipëri.

Ai tregon se në Kosovë ka provuar kërcënime.

“Thjesht më terrorizoi, çdo ditë nga një makinë”, shprehet Albert Veliu.

Prokuroria tregoi në dokumentet e saj se audiopërgjimi ishte bërë për një shumë të premtuar prej 200 mijë euro. Albert Veliu sërish thotë se ka patur oferta për t’u shitur.

“Më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë, të thosha që është false e gjitha kjo”, tregon Veliu.

Po a njihet ai me Fredi Alizotin dhe çfarë mendon për të? Cila është njohja e tij me Ervin Salianjin, deputetin demokrat nën hetim për kallëzim të rremë, e cila është lidhja e tij me Agron Hysenajn?

Të gjitha këto do të keni mundësi t’i ndiqni sonte në orën 21:00 në “Open”, në Top Channel, në intervistën që Albert Veliu i dha gazetares Eni Vasili/TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME