Categories Sport

“Me PSG një finale e parakohshme”, “i urti” Ancelotti: Ndeshje e vështirë, por jo për trajnerët

PSG-Real Madrid është maksimumi që mund të ofronte Champions League në fazën e 1/8, një finale e parakohshme, në këtë linjë është edhe Carlo Ancelotti, i cili rikthehet në Paris për të sfiduar ish ekipin e tij:

“Kam ndjesi pozitive. Kemi të gjithë besimin e botës se mund t’ia dalim. Ndeshja është me një shkallë vështirësi të lartë, kundër një ekipi që këtë sezon kërkon të fitojë Champions League. Mund të ishte një finale dhe askush nuk do të befasohej.

Presioni është i lartë tek të dy ekipet, ne duhet të kujdesemi vetëm për të nxjerrë më të mirën tonë. Këto janë ndeshje shumë të lehta për një trajner, sepse nuk është e nevojshme të motivosh lojtarët.

Rikthimi në Paris? Kam kujtime të bukura nga koha kur punoja këtu, sot do të përballemi me një skuadër të mrekullueshme ku Pochettino po bën mirë.

Për mua nuk është e vështirë as të drejtoj Real as kur drejtoja PSG, sa më i madh të jetë një klub, aq më shumë argëtohem”, u shpreh Carlo Ancelotti ndër të tjera në konference për shtyp.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME