Categories Lajme

“Më rrahu me zinxhirë’” grekja rrëfen makthin që kaloi në duart e tutorit shqiptar: Më detyroi të punoja si prostitutë

Një 28-vjeçare nga Selaniku ka përjetuar tmerrin  nga një shqiptar i së njëjtës moshë, të cilin e njohu përmes rrjeteve sociale.

Ishte vera e vitit 2020, e cila do i ndryshonte përgjithmonë jetën vajzës 28-vjeçare, pas njohjes me shqiptarin.  Kjo e fundit ka dëshmuar se shqiptarin e njohu në rrjetin social Facebook, ku dhe iu prezantua si pronar i një kafeneje në zonën e Kolonos.

Me nxitjen e tij, vajza 28-vjeçare pranoi ofertën e tij për të punuar si kamariere në dyqanin e tij. Në përfundim të turnit, sipas mediave të huaja shqiptari e çoi në një apartament në katin e pestë në rrugën Paphos në Athinë”.

Shqiptari më pas mësohet se e ka dhunuar me grushte, shkelma dhe zinxhirë pasi e reja nuk pranonte ofertën e tij që të punonte në shtëpi publike. Por e reja pas dhunës që iu ushtrua është shprehur në dëshminë e saj, u detyrua që të punonte në bordellotë e qytetit.

“Kur i thashë se nuk dua ta bëj këtë punë, ai filloi të më godiste me inat në të gjithë trupin tim. Me shkelma, grushta dhe shuplaka më goditi shumë keq dhe më la gjurmë në të gjithë trupin. Ngaqë nuk e duroja dot më drurin, i thashë se do të shkoja në punë dhe vetëm atëherë ai pushoi së rrahuri. Pa e marrë veten  më tha të vishja këpucët që të më çonin në dyqan për të gjetur punë direkt”, thotë vajza.

Vajza kishte marrë aq shumë plagë në trup sa edhe në bordello nuk e pranuan për punë.

Më pas shqiptari e ka çoi në bordello në katin e nëndheshëm ku 28-vjeçarja filloi punë.

Nga ajo kohë deri në mars 2022, viktima punonte çdo ditë, në dy turne radhazi, fillimisht në bordello të lartpërmendur dhe më pas në shtëpitë publike në rrugën Megalou Alexandrou.

Shqiptari e transportonte çdo ditë në shtëpitë publike të mësipërme, ku paga për një person ishte 10 euro. Paratë që merrte vajza i mbante shqiptari, i cili së bashku me dy burra të tjerë drejtonin të paktën katër shtëpi publike.

Më pas vajza e cila kishte rënë ‘pre’ e shqiptarit, ka arritur që ta denoncojë, ku dhe i ka dhënë fund punës së tij të paligjshme. Ai është dënuar me 10 vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME