Dy persona janë arrestur nga policia në Shëngjin, pasi kanë kanosur me armë zjarri një ish-efektiv policie.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme dhe sipas policise shtetasit E.M dhe E.S, të dy banues në Shëngjin, janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici Gj.N dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë këtë të fundit.
Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se konflikti mes tyre ka ndodhur për vendparkimin e makinës.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dhe armën e zjarrit pistoletës.
