Categories Lajme

Me shpejtësi skëterrë, e pëson vlonjati

Një 34-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentative v.rasje, është ar.restuar në Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një ndjekjeje disaditore nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Tiranë, e Durrës u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes dhe kapja e E. Xh.
I cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, Xhezo po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli. Por pasi policia i është vënë pas, duke bllokuar edhe rrugën në Shkozet, u bë e mundur kapja e tij.34-vjeçari nga Vlora akuzohet për veprat penale “V.rasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e ar.mëve, ar.mëve shpërthyese dhe e municioneve”.
Menjëherë është njoftuar Policia e Durrësit dhe në hyrje të Durrësit, Policia ngriti një pikë kontrolli me qëllim bllokimin e automjetit, por edhe në këtë pikë kontrolli drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe është larguar me shpejtësi. Forca e Posaçme Shqiponja e DVP Durrës dhe ato të Qarkullimit Rrugor i janë vënë në ndjekje dhe në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit, u bë bllokimi i mjetit së bashku me personat, të cilët u shoqëruan në Polici.Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J.. Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezo, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Ar.rest në b.urg”, për veprat penale “V.rasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e ar.mëve, ar.mëve shpërthyese dhe e municioneve”, pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë janë goditur me a.rmë shtetasit A. B., E. B. dhe N. H. dhe ky shtetas dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Shtetasi Eduart Xhezo është person me precedent të theksuar k.rim.inal në fushën e k.rim.eve ndaj personit dhe ar.mëmba.jtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vr.asjeje dhe ar.mëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME